Aktualitet

Humbi kontrollin e makinës, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare në Itali (EMRI)

14 Prill 2022, 11:22 Nga DOSJA
Humbi kontrollin e makinës, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare

ITALI- Një asksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë kusi pasojë e përplasjes ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj.

Sipas mediave italiane, e reja shqiptare, e cila prej pak kohësh ishte transferuar në zonë po udhëtonte me makinën e sa tip Volkswagen Lupo ku u përplas me murin e një shtëpie.

Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti pasi kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, në dyqanin Amazon.

Karabinierët po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit të mbërritur nga Castelmassa, kanë ngritur automjetin Volkswagen Lupo, duke arritur të nxjerrin trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, ku mjekut iu desh të deklaronte vdekjen e Galicaj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali diana galicaj aksident ne itali diana galicaj

Sondazh

Poll