Aktualitet

Kastrati blen Koha Jonë? Lesi: Nuk ka takat ta blejë një media me kaq histori

14 Prill 2022, 14:35 Nga DOSJA
Kastrati blen Koha Jonë? Lesi: Nuk ka takat ta blejë një media me

TIRANË– Biznesmeni Shefqet Kastrati është bërë pjesë e mediave pasi është raportuar se ka arritur që të blejë ‘Koha Jonë’, media e drejtuar prej vitesh nga Nikollë Lesi. Në lajme thuhej se Lesi ka shitur 100% të aksioneve të ‘Koha Jonë’. Por ky lajm është hedhur poshtë nga vetë Lesi. Në një shkrim të botuar në ‘Koha Jonë’, Lesi shkruan se media e tij nuk mund të shitet sepse ka aq shumë emër dhe histori brenda emrit, saqë nuk ia blen dot askush. Ai shton se nuk pranon bashkëpronësi sipërore mbi 50 % të aksioneve.

Shkrimi në Koha Jonë:

Sot disa portale kanë publikur lajmin se botuesi i njohur Nikoll Lesi ka shitur 100 % të aksioneve të medias së famshme KOHA JONË. Sipas këtyre portaleve Nikoll Lesi i ka shitur legjendën e medias “KOHA JONË” sipërmarrësit të njohur Shefqet Kastrati, i cili sapo bleu këto ditë Euroneës Albania me 60 % të aksioneve. Nisur nga lajmet e shumta nëpër portale se “Koha Jonë” blihet nga Shefqet Kastrati, i pyetur nga “folshqip.al”, Nikoll Lesi tha: ” E para, jam unë botues i “KOHA JONË”. E dyta nuk ka të vërteta të qenësishme në këto që po përhapen, ndonëse ka patur kërkesa, nga të tjerë. Jo nga Kastrati. E treta, “KOHA JONË” nuk mund të shitet se ka aq shumë emër dhe histori brenda emrit, sa nuk mund të ketë takat njeri ta blejë! Së katërti, më pëlqen të mos kem njeri mbi kokë, pra të mos më përcaktojë linjën editoriale apo titullin kryesor! Bashkëpronësi sipërore mbi 50 % nuk pranoj, ndaj më mirë mbetet siç ka emrin: “KOHA JONË”. E fundit, ato kompjuterat e djegura më 2 mars 1997, në redaksinë e gazetës, nuk më lejojnë ta shes!”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nikolle lesi shefqet kastrati nikolle lesi shefqet kastrati

Sondazh

Poll