Aktualitet

MESAZHI/ Escobar: E trishtë kur sheh situatën ku ndodhet PD, të lënë pas të shkuarën

14 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
MESAZHI/ Escobar: E trishtë kur sheh situatën ku ndodhet PD, të

GREQI– Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Ameriës për Ballkanin Perëndimor ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Tovima, Escobar është shprehur se është shumë e trishtë të shohësh se si një parti si PD-ja, është e përfshirë në një përçarje të tillë, siç edhe ndodhet aktualisht.

Ecobar shton se uron që PD-ja që lërë pas të shkuarën e të shohë nga e ardhmja, një mesazh ky që kërkon distancimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë,”- është shprehur i dërguari i SHBA-ve.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gabriel escobar gabriel escobar

Sondazh

Poll