Aktualitet

Dalin nga qelia 15 administratorët e faqeve online, 8 ‘kyçen’ në shtëpi

14 Prill 2022, 14:15 Nga DOSJA
Dalin nga qelia 15 administratorët e faqeve online, 8

TIRANË– 15 administratorë që shisnin produkte përmes faqeve online janë liruar nga qelia tre ditë pas vënies së tyre në pranga, pasi akuzohen për evazion fiskal. Të gjithë të veshur me të zeza e të qeshur, dolën sot para trupit gjykues, i cili vendosi që tetë prej tyre t’i linte në ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa shtatë të tjerët në ‘arrest shtëpie. 

Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Faqet Online” dhe akuzohen se siguronin produkte dhe mallra kontrabandë të cilat i porosisnin përmes shërbimeve postare private, duke shmangur faturat doganore. Në total, Prokuroria e Tiranës firmosi 22 urdhër arreste, prej të cilave janë ekzekutuar 15, por vijon puna për kapjen e 7 të tjerëve.

Të arrestuarit janë:

Erisa Ismaili
2. Klodian Vladi
3. Erjol Kaftirani
4. Jovan Qemeri
5. Pranvera Rrapushi
6. Estenela Kola
7. Erta Xhetani
8. Elona Rexhepi
9. Arlinda Dalipaj
10. Gentjan Lleshaj
11. Jonida Kromidha
12. Sara Rizaj
13. Shkëlqim Pelinku
14. Behar Bici
15. Rezarta Gjika

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni faqet online operacioni faqet online

Sondazh

Poll