Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari ne Vlorë, për “lojra të fatit”, procedohet edhe një tjetër

14 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Arrestohet 20-vjeçari ne Vlorë, për “lojra të

VLORË- Qytetari S.L.,2O vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, është arrestuar pasi vendoste në lokale baste sportive të paligjshme. R.I.,32-vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, u arrestua  pasi gjatë kontrollit  në lokalin e tij, i janë gjetur në disa kompjutera lojra sportive të të paligjshme.

 

NJOFTIM I POLICISË VLORË

Një person është vënë nën pranga nën akuzën për “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, është arrestuar në flagrancë ndërsa në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive. “Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtij shtetasi. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ky shtetas kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit, për të organizuar lotari sportive të paligjshme, nëpërmjet kompjuterit. banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive”, shkruhet në njoftimin e policisë.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll