Politike

Rama në Azerbajxhan,takon presidentin:Jemi të bekuar, kemi Turqinë në mes, jam xheloz për..

14 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
Rama në Azerbajxhan,takon presidentin:Jemi të bekuar, kemi

BAKU- Kryeministri Edi Rama është shprehur se pret që Azerbajxhani të investojë në Shqipëri siç ka bërë edhe me Malin e Zi. Gjatë një takimi zyrtar me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, Rama tha se Shqipëria do t’i mbështesë gjithmonë, ndërsa shtoi se dy vendet janë “të bekuara” se mes tyre kanë një “urë bashkimi” si Turqia. Po ashtu, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

PJESË NGA BISEDA:

Ilham Aliyev: Vizita juaj dëshmon dhe një herë nivelin e lartë të dialogut politik mes dy vendeve tona. Ne jemi takuar shumë herë e po kështu kemi komunikuar përmes telefonit dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për t’u takuar me njëri – tjetrin. Natyrisht jemi këtu për të zhvilluar takime dypalëshe, për të diskutuar gjithashtu dhe çështje të zhvillimit rajonal të cilat janë në krye të agjendës së Europës e po kështu do të flasim dhe për çështje dypalëshe, ku do të shkëmbejmë informacion e do të flasim për rritjen e qarkullimit tonë tregtar, që është mjaft modest, por ka potencial për t’u rritur. Do ta diskutojmë këtë sot e po kështu do të diskutojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.  Unë mendoj që tashmë kjo është më e dukshme se më parë, ky është një sektor i bashkëpunimit. Jam i sigurtë që ajo që është në proces bisedimesh do të sjellë zhvillimet të reja. Mendoj se ka një shans të  mirë për të tjera fusha të ndërsjellta, mundësitë në fushën e turizmit e t’u ofrojmë qytetarëve tanë mundësi të ndryshme turistike dhe përgjithësisht një partneritet më të gjerë për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme e për të pasur rezultate më të mira në të ardhmen.

Edi Rama: Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë mbështetëse e Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me fqinjin tuaj Armeninë. Jemi të bekuar që kemi një urë shumë të fortë mes nesh është Turqia. Pres me shumë padurim që të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona. Siç u kam thënë disa herë, kemi të drejtë për të qenë xheloz për Malin e Zi, jo thjeshtë në kuptimin financiar, pres të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri tashmë që COVID është zbutur. Ndërkohë që prisja të vini ju, erdha unë. Kur mali nuk shkon tek Muhamedi, shkon Muhamedi tek mali. Presim me padurim që të lajmë borxhin.

LAJMI KRYESOR: Rama viziton sot Azerbajxhanin, takohet me presidentin Aliyev, AXHENDA

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne azerbajxhan ilham aliyev edi rama edi rama ne azerbajxhan ilham aliyev

Sondazh

Poll