Politike

Rrëzohet 1.5 mln euro gjoba për tre kompanitë, Braçe: Nuk habitem, ka mbështetje politike

13 Prill 2022, 16:21 Nga DOSJA
Rrëzohet 1.5 mln euro gjoba për tre kompanitë, Braçe: Nuk

TIRANË– Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë me dije se gjoba e vendosur ndaj tre kompanive të importit të plehrave kimike është anuluar. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Biba tha se këtë javë gjoba është ankimuar në gjykatë dhe është vendosur pezullimi i gjobës. Pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës mendonte se këto kompani kishin deformuar konkurrencën, Gjykata Administrative e Shkallës së parë ka vendosur që t’i rrëzojë gjobat.

“Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë janë shqyrtuar 20 çështje, 17 prej të cilave janë lënë në fuqi, ndërsa tre janë pezulluar. Ishin tre kompani. Gjobat e fundit që morën një lloj publiciteti që u ankimuan në gjykatë. Dje është vendosur nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë pezullimi i tyre,”- tha Biba ndër të tjera.


Ai që replikoi me të ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili tha se nuk suprizohet kur sheh vendime të tilla, sidomos kur qeveria hesht e nuk bën verifikime shtesë.

“Natyrisht që ndodhemi në mes të një krize çmimesh, afërmendsh Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka në detyrë të caktjë çmimet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në mes të kësaj situate, qeveria ka zgjedhur një instrument të sforcuar. Unë nuk emocionohem fare se ato kompanitë shkojnë në gjykata e rrëzojnë gjoba. Përderisa ka mbështetje politike, shkojnë ku të duan ata. Ku të doni ju shkojnë. Edhe qeveria, thjesht e thotë me gojë e nuk merr asnjë masë. Nuk është asnjë habi kjo që ndodh dhe me gjykatat tek ne,”- tha Braçe ndër të të tjera.


Tre kompanitë e plehrave kimike, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK u gjobitën muajin e kaluar. Ata kishin nisur të hetoheshin që në muajin mars të vitit 2021 dhe iu gjetën shkelje të importit e shitjes me shumicë të plehrave kimike. AGRO BLEND SHPK u gjobit në shumën 118,978,015 Lekë, MBM SHPK me 66,088,573 Lekë dhe CACA SHPK me 7,087,994 Lekë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denar biba erion brace komisioni i ekonomise 13 prill 2022 denar biba erion brace komisioni i ekonomise 13 prill 2022

Sondazh

Poll