Politike

VD-REPLIKAT/ Shehaj: Erdhe me borxhe. Xhaçka: S’kam përfituar as një cm tokë nga shteti

14 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
VD-REPLIKAT/ Shehaj: Erdhe me borxhe. Xhaçka: S’kam përfituar

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit akuzoi ministren Olta Xhaçka se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj, duke marrë statutin e investitorit strategjik. 


“Rama i dha familjes se Xhaçkes statusin investitor strategjik. Xhaçka ishte me borxhe, u kthye ne investitore strategjike. Si investitori strategjik, ne letra figuron kunata e Xhaçkës.;– tha Shehaj, i cili mori më pas përgjigjen e ministres e cila i bëri të ditur se s’ka përfituar asnjë centimetër nga shteti.

“Ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë dhe kapeni pas kauzave që iu ka ikur uji fare, ose janë palaçollëqe. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz sit ti. Njerëz si ti nuk dinë ta bëjnë, nuk kanë nivel dhe nuk diskutojnë. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes. Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Mos i prekni këto çështje pa nivel, pa kuptuar dhe pa studiuar ato.”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/Hila-Manastirliu interpelancë për qendrën ‘Besa’, Alibeaj:Flisni për non-grata

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olta xhacka seanca plenare 14 prill 2022 olta xhacka seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll