Politike

Zgjedhjet në Roskovec, Baçi: Bashkëpunojmë me Korreshin, Alibeaj na ‘nxin’ realitetin

14 Prill 2022, 08:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Roskovec, Baçi: Bashkëpunojmë me Korreshin,

ROSKOVEC– Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ka konsideruar mjaft të rëndësishme zgjedhjet në Roskvec që po zhvillohen sot për të zgjedhur kreun e ri të degës së PD-së. Në një reagim për mediat, Baçi është shprehur se ka vënë re një pjesëmarrje të lartë të votuesve. Ai tha se deputeti Saimir Korreshi është treguar u hapur për të parë nëse do ta mbajnë fjalën për bashkëpunim, ndërsa Alibeaj po u ‘nxin’ realitetin.

“Ka filluar votimi , gara është mes dy kandidatëve , të propozuar nga anëtaria e PD Roskovec, të miratuar nga Komisionit të Rithemelimit. Vazhdon votimi, ka pjesëmarrje, interesim i madh, ka gjithëpërfshirje. Disa që kanë qenë skeptik absolutisht janë pjesëmarrës në garën mes dy kandidatëve. Më pas do zgjidhen anëtarët e Kryesisë së degës dhe delegatët e Kuvendit të 30 prillit. Këto zgjedhje janë të mirëpranuara, se zhvillohen nga demokratët. Kanë spekuluar shumë me pjesëmarrjen, sidomos për degën e Fierit, disa individë që dinë vetëm të nxijnë realitetin. Në degën e Fierit mund të gjesh të regjistruar që kanë 10-15 vite që kanë ikur jashtë shtetit. Dega e Fierit ka 1 500 anëtarë aktiv. Jo çdo votues është anëtar i PD. Në Fier me letra janë 5000-6000 persona. Kandidatët në garë për kreun e PD në Roskovec janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi. Më të fortë, të hapur e të bashkuar, flasin faktet e përtej propagandes dhe nxjerrjes që bëjnë disa individë që duan të dëmtojne PD. Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës së kryetarit që në fakt nuk është i tillë po nxijnë realitetin e PD-së,”- u shpreh Baçi.

LAJM KRYESOR:VD-Vijojnë zgjedhjet! Sot Rithemelimi zgjedh kreun e degës në Roskovec (KANDIDATËT)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rithemelimi merr pd zgjedhjet e rithemelimit ne roskovec rithemelimi merr pd zgjedhjet e rithemelimit ne roskovec

Sondazh

Poll