Politike

Rritja e çmimit të energjisë, Braçe kundër Ramës: S’të bën të pasur konsumi

14 Prill 2022, 09:28 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë, Braçe kundër

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është shprehur se nuk është dakort me skemën që ka menduar qeveria e kryeministri Edi Rama që të trajtojë krizën e energjisë elektrike. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se të konsumosh më shumë energji, nuk të bën më të pasur ekonomikisht. Ai shton se për të pasurit duhet një tatim i ri progresiv, bazuar në të ardhurat e tyre dhe pasuria që kanë. 

Reagimi nga Erion Braçe:

PER TE PASURIT, TATIME TE REJA, TE DREJTA, PROGRESIVE!
Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe,
NUK TE BEN TE PASUR;
Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj!
I PASUR je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, PERFITIMEVE nga kjo pasuri!
Per TE PASURIT, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria.
Per ENERGJINE, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice;
Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira”.

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije dje se energjia elektrike do të jetë me dy fasha. Sipas saj, çmim më të lartë do të paguajnë ata që do të konsumojnë më shumë se 700 kilovat në muaj. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace kriza ekonomike prej luftes erion brace kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll