Politike

3 orë duke u marrë në pyetje/ Alqi Bllako ‘rrëfehet’ në SPAK: Unë dërgova vetëm shkresën

14 Prill 2022, 13:53 Nga DOSJA
3 orë duke u marrë në pyetje/ Alqi Bllako

TIRANË- Ka përfunduar pas 3 orësh marrja në pyetje e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako për çështjen e inceneratorëve. Në orën 13:00 të pasdites së sotme, Bllako ka shkuar për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes.

Sipas deklaratës së siguruar nga Fax News, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë korruptive, duke pretenduar se nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim. 

“Dërgova vetëm shkresën për miratimin në qeveri. Kontrata për punësimin e babait tim nuk u firmos nga Klodian Zoto, u firmos nga administratori italian. Babai ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit,“-mësohet se është shprehur ai para hetuesëve. 

SHIKO EDHE KËTË:

Në burg për inceneratorët, Alqi Bllako merret sot në pyetje nga SPAK

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako alqi bllako ne spak alqi bllako alqi bllako ne spak

Sondazh

Poll