Politike

VD-Berisha zë foltoren! Spiropali: Doktor, pupthi të kërcesh, s’ngjitesh dot në politikë

14 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
VD-Berisha zë foltoren! Spiropali: Doktor, pupthi të kërcesh,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit sot. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla fliste dhe kërkonte që foltorja të lirohej pasi duhet të fliste ministrja Elisa Spiropali, por Berisha nuk lëvizte. Për këtë arsye, Spiropali u detyrua të fliste nga vendi. Ajo tha se Berisha kërkon të ngjitet sërish në politikë, por nuk e bën dot. Duke e krahasuar me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Spiropali tha se Basha është i vetmi njeri që mund të mundë Berisha pasi ai zgjohet vonë.


Pjesë nga biseda: 

Flet Sali Berisha (Pa mikrofon)

Lindita Nikolla: Vijojmë me seancën, vijojmë, ia kam dhënë fjalën ministres Spiropali

Vijon flet Sali Berisha (Pa mikrofon)

Lindita Nikolla: Ju lutem, vijojmë me seancën, të flasë zonja Spiropali

Elisa Spiropali: Sali tre piramida ke krijuar, por nuk ke për tu ngjitur më në krye të politikës, edhe pupthi të kërcesh, sepse ti doktor, nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, je gjenerali i atyre që mendojnë se jeni gjallë. Të gënjen mendja se munde Bashën që zgjidhet vonë e ikën herët se i vjen prapë ora e gjumit, por jo Partinë Socialiste.

LAJM KRYESOR: Zef Hila dhe Manastirliu interpelancë për qendrën sociale ‘Besa’

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali sali berisha seanca plenare 14 prill 2022 elisa spiropali sali berisha seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 09:52

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...