Politike

VD-Berisha: Basha nuk shkoi dot në SHBA, ka dosjen Muzin të hapur në FBI

14 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
VD-Berisha: Basha nuk shkoi dot në SHBA, ka dosjen Muzin të hapur

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mund të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka dosjen e Nick Muzin të hapur. Para se të futej në Kuvend, Berisha u ndal para gazetarëve dhe tha se Basha është nisur bashkë me Agron Gjekmarkajn për të shkuar drejt Uashingtonit, por është kthyer. Vendi i vetëm ku ka shkuar ish-kryedemokrati sipas Berishës, është Roma. Lideri historik i PD-së kërkoi që gazetarët të merrnin guximin dhe ta pyesnin Bashën për këtë gjë, duke shtuar se ai duhet të përgjigjet për aferat e përfshira para drejtësisë ndërkombëtare. 


Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Kur të dalë Basha para jush pyeteni pse u ktheve nga Roma në Tiranë e nuk shkuat dot në SHBA. E ka të hapur dosjen e Nick Muzin në FBI, do përballej me ligjin. Kur t’ju dalë këtu përpara duhet ta pyesni, kryesisht kur jeni prova në dorë, e keni në të gjitha mediat. Kur u nis me Gjekmarkajn në Romë dhe nuk kaloi dot. Nëse do të shkonte, do të mbetej atje. Gjekmarkaj shkoi dje apo sot. Do të niset ndoshta. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbylli dosjen e rusëve. Në rast se e mohon, të na thotë një dokument për Nik Muzin. Për mos të thënë pastaj për dosjen përvëluese për Toyota Yaris, Pyeteni pak. Nëse ka një njeri me dosje të hapura për drejtësinë ndërkombëtare, pas Ramës, është Basha. Mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjeshtë e hetueshme. Merrni listën në Prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë”.

Pyetje: E keni cilësuar zotin Basha peng dhe për shkak të dosjeve nuk largohet. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?

Sali Berisha: Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër pastaj.

Pyetje: Cilat?

Sali Berisha: Nuk e di. Por, afera është ndërkombëtare.

LAJM KRYESOR: Berisha: Basha s’shkel në SHBA, ka dosje me FBI, SPAK ia mbylli, s’i trembem krijesës së PS

(F.mdosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 09:52

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...