Politike

VD-Berisha: Arsimi ka degraduar, largohen mësues me ekperiencë, vendosen militantë

14 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
VD-Berisha: Arsimi ka degraduar, largohen mësues me ekperiencë,

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi në foltoren e Kuvendit cështjen e arsimit në vend. Berisha tha se sistemi ka degraduar për shkak të korrupsionit i cili është në rënie të lirë.


‘Në rast se ka një sektor që ka degraduar është sistemi që duhet të jetë më serioz, arsimor. Sot ky sistem, për shkak të praktikave korruptive, për shkak të ngritjes në drejtim të injorancës, është në rënie të lirë në të gjitha ciklet. Shkollat 2 vite më parë ishin të mbyllura, sot numri i tyre është dhe më i madh. Sistemi i internetit, me furnizim satelitor, sot është rudimentar. Sot universitetet e rretheve janë në proces falimentimi dhe mbyllje, shkaku themelor është largimi masiv i një politike antikombëtare. Shkak tjetër është përpjekja për tu rikthyer nëpërmjet lëvizjes me mestare. Largohen mësues me eksperiencë dhe vendosen militantë të cilët vetëm njohur për arsimin nuk kanë. Shkak tjetër është ligji, i financuar me canta me euro nga sektori privat. Ndër të tjera, rriti tarifat e universiteteve duke i bërë më të larta se në Gjermani, Slloveni dhe në të gjitha vendet e Europës. Terrorizojnë akademikët, ju nuk keni harruar kur kandidati për rektor ndonëse i njohur për bindjet e majta, njeri që u ndal në mes të sheshit nga Shullazi dhe iu tha dorëheqje ose kokën, në emër të Ramës, se donte të emëronte rektore një zonjë me të cilën rakordoi cdo tender. Si mund të flisni për arsimin sot, duhet të ulni kokën nëse ju ka ngelur një nonagram për këtë proces.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Basha u kap nga kamerat duke folur në telefon e duke u larguar. 

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 14 prill 2022 sali berisha seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 09:52

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...