Politike

Alibeaj:Shumë e qetë seanca, pse s’flisni për raportin? Prisni Ramën të vijë nga SHBA apo..

14 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Alibeaj:Shumë e qetë seanca, pse s’flisni për raportin?

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nisi fjalimin e tij në Kuvend duke u shprehur se seanca e sotme është shumë e qetë. Ai komentoi raportin e DASH për Shqipërinë, për të cilën tha se tregon se qeveria Rama nuk është mazhorancë. Po ashtu ai kërkoi nga ministrat prezentë të PS-së që të flasin për këtë raport. Duke mos marrë përgjigje ai iu shpreh: Prisni që t’ju vijë Rama nga SHBA? Mesa duket Alibeaj nuk është në dijeni se sot Rama është në Azerbajxhan. 


‘Shumë e qetë seanca, nuk e kuptoj ndërkohë që kanë ndodhur cështje të mëdha. Unë po e filloj nga e para. Ju e prekët raportin e DASH, po e lexoni pavarësisht se i pari juaj tha se ishte copy paste. Konkluzionet tregojnë se në zgjedhje janë përdorur patronazhistët. Një koleg i juaji, ka qënë ai që i dha fund komisionit hetimor. Duhet të reflektoni dhe studioni. Ka ndodhur një dizenjim. Nuk flet askush për të mbajtur një qendrim, është cështja juaj, përgjegjësinë më të madhe duhet ta mbaje Rama. Çfarë qëndrimi mbani ju? Cili është qëndrimi juaj, që duhet të vendosni përtej emrave individual, cfarë mendoni ju për justifikimin për atë që ka vendosur SHBA. Keni një opinion? S’mund ta mbanin kokën ulur dhe për të lexuar celularin, do të prisni kur të vijë ai nga Amerika a ku është. E diskutova dje në grup, është përgjegjësi publike, e të gjithëve këtu, se bëhet fjalë për atë që është fati i qeverisjes së Shqipërisë. Raporti tregoi se nuk jeni mazhorancë dhe nuk keni të drejtë të qeverisni shqiptarët, është karakteri dhe morali i gjithsecilit prej jush. ‘– deklaroi Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Zef Hila dhe Manastirliu interpelancë për qendrën sociale ‘Besa’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seanca plenare 14 prill 2022 enkelejd alibeaj seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 09:52

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...