Politike

Salianji:Rama prapë s’vjen! Policia s’kap dot kriminelët, legalizmi i kanabis me referendum

14 Prill 2022, 10:22 Nga DOSJA
Salianji:Rama prapë s’vjen! Policia s’kap dot kriminelët,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji preku disa çështje që lidhen me qeverisjen në foltoren e Kuvendit. Ai ashtu theksoi se Partia Socialiste i jep krahë krimit të organizuar në vend. Salianji po ashtu tha se legelizimi i kanabis duhet të bëhet me referendum.

‘Kryeministri nuk vjen, nuk dëgjojmë asnjërin që të përmendë e t’ju thotë shqiptarëve për raportin e DASH. Atë qe e di i madh e i vogël, për gjithcka ndodh në këtë vend. Për mos ecjen në mënyrën e duhur dhe të shpejtë në procesin gjyqësor. Ajo që e kemi thënë prej kohësh, që në zgjedhje kishte rrjedhje votash. Dy në burg, dy non grata që kanë ndikuar që diferenca sipas raportit të DASH, të bëjnë diferencën për ti dhënë mazhorancën kësaj partie që nuk mund të qeverisë shqipërinë. Në këtë javë qytetarët shqiptarë kanë marrë lajme të zeza, rritja e taksave, pamundësia për të jetuar, rritja e cmimeve. Në Shqipëri është bërë e pamundur që të jetohet. Në Elbasan dy superkriminel gjuajnë mes tyre policia nuk i kap. Krimineli ka mundësinë ta kapë kriminelin po policia nuk e kap dot. A ka ndonjë reagim për vrasjen në autostradë. Çdo gjë Shqipëria e ka prodhuar në të zezë. Nëse doni që të legalizohet kanabis ose jo ti cojmë te qytetarët me referendum, t’ia lemë qytetarëve në dorë, jo me pyetje Facebook. është detyrë e jona që mungesën e legjiimitetit ta vëmë në zbatim, të ketë protesta kombëtare.’- tha ai.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/Hila-Manastirliu interpelancë për qendrën ‘Besa’, Alibeaj:Flisni për non-grata

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji seanca plenare 14 prill 2022 ervin salianji seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 09:52

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...