Politike

VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

14 Prill 2022, 09:52 Nga DOSJA
VD-Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, para Kuvendit, Basha tha se drejtësia duhet të kishte nisur hetimet që në momentin që akuzat ndaj personave të shpallur non-grata janë bërë publike. Të njëjtën gjë kërkoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të Partisë Socialiste. Ndryshimi i vetëm mes tyre është se Rama përmendi emrin e Berishës dhe tha se shqiptarët duhet ta dinin nëse qëndrojnë akuzat e bëra nga DASH, ndërsa Basha kërkon hetim për të gjithë.


Pjesë nga prononcimi:

A mendoni se duhet të hetohet personat e shpallur non-grata?

Lulzim Basha: Normalisht që po, drejtësia duhet të kishte nisur hetime me kohë, duhet ta kishte bërë këtë gjë që në momentin që janë bërë akuzat e forta.

LAJM KRYESOR:Basha: Hetim non-gratave, Berisha përçan PD! Dako, Rakipi e Doshi jashtë politikës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll