Politike

A ka zgjedhje më 13 tetor? Balla flet hapur: Ja kur zyrtarizohet shkarkimi i Metës

14 Korrik 2019, 14:17 Nga DOSJA
A ka zgjedhje më 13 tetor? Balla flet hapur: Ja kur zyrtarizohet shkarkimi

BELSH– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Bashkinë e Belshit. Teksa në focus të debatiti ishte situate politike në vend, Balla foli hapur për zgjedhjet e ardhme që do ët zhvillohen në vend. Ai caktoi gjithashtu edhe një afat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij do të jetë gati në muajin shtator të këtij viti.

Ndërsa përsa u përket zgjedhjeve numri dy i PS-së tha prerë: Do të zhvillohen në vitin 2021.

Gjithsesi Balla nuk e mohoi mundësinë e një dialogimi me aktorët e tjerë politikë, por që sipas tij implementimi i Reformës në Drejtësi nuk negociohet.

Më tej, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkelje të rëndë duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, gjë që e cila e çoi drejt shkarkimit.

“Është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më.

Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë dhe të diskutojmë me Partinë Demokratike rrugore, por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësihme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate për Reformën në Drejtësi.

Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme,”- deklaroi Balla.

Duke folur për investimet në Belsh, Balla tha se një nga investimet e dosmosdoshme për këtë qytet, është uji i pijshëm, i cili sipas tij shumë shpejt do të nisë nga puna.

Gjithashtu gjatë takimit Balla vuri në dukje edhe punën që duhet bërë për zhvillimin më tej të turizmit dhe agroturizmit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën taulant balla ilir meta ps shkarkon metën taulant balla

Sondazh

Poll