Aktualitet

Basha: Hetim non-gratave, Berisha përçan PD! Dako, Rakipi e Doshi jashtë politikës

14 Prill 2022, 10:15 Nga DOSJA
Basha: Hetim non-gratave, Berisha përçan PD! Dako, Rakipi e Doshi

TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që drejtësia të hetojë të shpallurit non-grata nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, para Kuvendit, Basha tha se drejtësia duhet të kishte nisur hetimet që në momentin që akuzat ndaj personave të shpallur non-grata janë bërë publike. Të njëjtën gjë kërkoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të Partisë Socialiste. Ndryshimi i vetëm mes tyre është se Rama përmendi emrin e Berishës dhe tha se shqiptarët duhet ta dinin nëse qëndrojnë akuzat e bëra nga DASH, ndërsa Basha kërkon hetim për të gjithë. Vangjush Dako, Aqif Rakipi e Tom Doshi, sipas Bashës, duhet të largohen nga politika.

Ish-kryedemokrati e sulmoi liderin historik të Partisë Demokratike. Ai është shprehur se Berisha ka nisur një përçarje në PD, duke shpallur armik këdo që del kundër tij, referuar rastit të Enkelejd Alibeajt, të cilin e konsideron të vetmin kryetar të PD. Duke komentuar raportin e DASH, Basha tha se drejtësia duhet ta lexojë mirë e të refuzojë çdo presion politik. Sipas Bashës, drejtësia duhet ta kuptojë që në këto momente kritike është detyra e tyre të veprojnë dhe t’i japin fund pandëshkueshmerisë dhe të shkojnë tek koka dhe jo bishti.

Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës i cili gjatë Kongresit të PS tha se i ka dërguar një mesazh duke e paralajmëruar se PD do të shkojë në këtë krizë që ndodhet sot, por se kishte gabuar vetëm me vitin. Ish-kreu i PD-së shtoi se ky është i gjithi një mashtrim. Basha tha se vetëm dy herë ka folur me Ramën dhe se ka qenë për humbje të njerëzve të familjes, raste ngushëllimesh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha: Doshi, Dako e Rakipi duhet të jenë jashtë parlamentit

Vizë për në SHBA? Basha: E kam pasur prej kohësh, po të më duhet….

Basha: Të hetohen të shpallurit non-grata!

Basha zbardh komunikimet me Ramën: Vetëm dy herë kemi folur, për humbje në familje….

“E parashikova, ia çova me SMS”, Basha për deklaratën e Ramës: Mashtrim

Basha në Kuvend: Kush s’i bindet Berishës, shpallet kulak, të distancohet të çlirojë PD

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll