Politike

Rama sulmoi raportin e DASH/ Alibeaj: Një kryeministër normal do të dorëhiqej!

13 Prill 2022, 19:26 Nga DOSJA
Rama sulmoi raportin e DASH/ Alibeaj: Një kryeministër normal do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, por nuk ishte i duhuri sipas Enkelejt Alibeajn. Ky i fundit me anë të një postimin në rrjetet e tij sociale, Alibeaj shkruan se çdo kryeministër normal në vend duhet që të jepte dorëheqjen nga posti, ndërsa sipas tij, Rama e kaloi me humor dhe batuta.  

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik. Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga non grata e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh. Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni. Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar. Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratoreve. Njerëzia ka zënë hundët, kurse Rama ka zënë sytë!,”-tha Enkelejd Alibeaj.

Sot, Rama sulmoi publikisht DASH! Në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan me ironi se raporti i DASH është i njëjti si një vit më parë, pra sipas tij është “Copy-Paste”. Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë shkran se në të njëjtin raport, për vitin që lamë pas, nuk reflektohen as arritjes që sipas tij ka qenë vetë DASH që i ka evidentuar. Duke lëshuar kështu që një sulm të ashpër ndaj një prej institucioneve më të larta të SHBA.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll