Politike

FOTOT/ Krah për krah të buzëqeshur, Berisha dhe Mediu takim pune me këshilltarin e Donald Trump

14 Korrik 2019, 11:33 Nga DOSJA

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kanë takuar ditën e sotme Këshilltarin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Rudi Guiliani dhe ish-Sekretarin per Homeland Security Tom Ridge.

Si Mediu po edhe Berisha kanë postuar foto me zyrtarin e lartë amerikan duke u shprehur se  diskutimi kishte si temë kryesore krizën politike, krimin, por edhe çështje të tjera me interes për vendin tonë.

Ndërkohë në vend vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në vend vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.

Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu rudi guiliani sali berisha tom ridge fatmir mediu rudi guiliani sali berisha tom ridge

Sondazh

Poll