Aktualitet

Përdhunohet 17-vjeçarja/ Mediat greke nxjerrin FOTON: Ky është shqiptari që e përdhunoi

13 Prill 2022, 17:20 Nga DOSJA

GREQI- Del fotoja e shqiptarit që akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke. Sipas “Protothema”, ai është pjesëtar i grupit muzikor të muzikës “trap”. Po ashtu, 27-vjeçari, ende i paidentifikuar me emër, ka precendentë të mëparshëm penalë dhe së fundmi kishte dalë nga burgu, e konsiderohej si shumë i rrezikshëm. Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram për t’ju afruart të miturës, dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.

27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez takoi studenten e Liceut të Arteve, e tërhoqi zvarrë në një studio në Korydallos dhe pasi ndezi televizorin për të “mbytur” zërat e saj, e përdhunoi. Më pas, sipas dosjes hetimore, e ka kthyer në shtëpinë e saj me motor, duke e kërcënuar që të mos tregonte asgjë, madje duke i përsëritur disa herë se sapo ishte liruar nga burgu.

Sipas mediave greke, kur pak ditë më parë, studentja 17-vjeçare nga Kamatero njohu shqiptarin, nuk e imagjinonte dot se ç’do t’i ndodhte më 11 prill. Ai e bindi të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje. Shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos e më pas në shtëpinë e tij. Sipas rrëfimeve të vajzës, ai në atë moment mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte dhe më pas e përdhunoi për rreth gjysmë ore.

Pasi e gjithë përfundoi, po sipas vajzës, ai e mori dhe e çoi vetë në shtëpi. Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Komisaratin e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj, duke u treguar efektivëve profilin që shqiptari përdorte në Instagram, duke sjellë edhe arrestimin e tij në Agia Varvara.

Marrë nga Protothema

SHIKO EDHE KËTË:

Akuzohet se dhunoi 17-vjeçaren greke,flet nëna e shqiptarit:Ishin këtu, dëgjova të qeshura

E RËNDË/ Shtirej si pakistanez në Instagram, shqiptari përdhunon të miturën greke

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken greqi shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken

Sondazh

Poll