Aktualitet

Ku gaboi Lulzim Basha? Berisha kujton këshillën që i dha në 2014-ën: I thashë je i ri

13 Prill 2022, 21:26 Nga DOSJA
Ku gaboi Lulzim Basha? Berisha kujton këshillën që i dha në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyet e gabimeve të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në emisonin “Bardh’eZI”, Berisha tha se i kishte këshilluar që në vitin 2014 që të rrethohej nga të rinj në politikë, por shtoi se disa kohë më vonë të gjithë ata i kishte emëruar në Këshillin Bashkiak, por asnjë nuk ishte në listë për deputet. Gjithashtu, Berisha tha se ka pasur ndryshim në drejtimin e tij dhe të Bashës, duke shtuar se ky i fundit nuk e respektonte fjalën e dhënë.

“Pika ime e fortë në këtë bashkim është lejualiteti. Opozitarët të gjithë e dinë që me atë që biem dakord ajo nuk lëviz. Unë qëndroj te fjala ime, biem apo jo dakord është tjetër. Ndërsa me atë tjetrin binin dakord në drekë dhe në darke dilte ndryshe, në mëngjes gdhinte tjetër. Nuk kam dashur të përzihem. Përveç një momenti kur ka qenë viti 2014, i them po ti je i ri duhet të rrethohesh nga të rinj. Çfarë bëri me koordinatorët? I mori i futi në këshill bashkiak që të gjithë anëtarët. Thashë mirë bëri. Erdhën zgjedhjet asnjë prej tyre nuk i futi në listë. Ata u shpërbënë sepse u zhgënjyen. E vërteta është se aty kam kountribuar edhe unë sepse njihja dhe ata ishin njerëz për t’u lancuar. Ai që të gjithë i përjashtoi. Dilte, kisha kënaqësi kur dilja në skenë nga një ansambël njerëz, ai dilte vetëm,”- tha ai. 

(km.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll