Aktualitet

Akuzohet se dhunoi 17-vjeçaren greke,flet nëna e shqiptarit:Ishin këtu, dëgjova të qeshura

13 Prill 2022, 21:20 Nga DOSJA
Akuzohet se dhunoi 17-vjeçaren greke,flet nëna e shqiptarit:Ishin

GREQI– Nëna e 27-vjeçarit shqiptar që akuzohet për përdhunimin e një të miture ka folur për median greke “protothema.gr“, duke treguar se çfarë ka parë natën e 11 prillit. Pas arrestimit të djalit të saj pasditen e së martës, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, nëna e 27-vjeçarit deklaron se nuk ka ditur asgjë për “takimin” që djali i saj ka pasur me studenten por pranon se ajo ka shkuar në banesën e tyre.

“Djali im hyri në shtëpi dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. Çfarë ndodhi e mora vesh kur policia hyri në shtëpi të nesërmen dhe më kërkoi djalin. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja,”– tha nëna e të akuzuarit për përdhunimin e 17-vjeçares.

Autori i dyshuar 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjyq për t’u përballur me akuzat për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Sipas informacioneve, 27-vjeçari ishte takuar me të miturën nga Kamatero përmes një platforme takimesh ku kanë shkëmbyer llogari në Instagram dhe kanë vazhduar bisedën.

SHIKO EDHE KËTË:

Përdhunohet 17-vjeçarja/ Mediat greke nxjerrin FOTON: Ky është shqiptari që e përdhunoi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari perdhunon greken greqi shqiptari perdhunon greken

Sondazh

Poll