Aktualitet

3 orë mbledhje në PD/Berisha sulmon Alibeajn: Telefonon bazën, u thotë mos të bashkëpunojnë

13 Prill 2022, 15:09 Nga DOSJA
3 orë mbledhje në PD/Berisha sulmon Alibeajn: Telefonon bazën, u

TIRANË– Pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, sot ka pasur një tjetër takim. Për më shumë se 3 orë, duke nisur që nga ora 19.00 e pasdites së sotme, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi një tjetër mbledhje në selinë e PD. Takimi i sotëm u zhvillua në zyrën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, e cila deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij do të jetë në funksion të grupit të Rithemelimit të PD-së.

Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati rreth 3 orë, Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim të Enkelejd Alibeajt, i cili sipas tij po nxit përçarjen, pasi po merr në telefon bazën e partisë dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë me Rithemelimit. Madje shtoi se u kërkon që të mos ketë bashkëpunim në palë për të “djegur” procesin. Po ashtu, Berisha tha se në disa degë, siç është Lushnja kanë hasur problematika, e ku ndonëse nuk i saktësoi se për çfarë bëhet fjalë, shtoi se do t’u gjendet një zgjidhje. Si të tillë konsideroi propozimin e bërë nga deputeti Lefter Gështenja, mirëpo nuk ka dhënë një afat konkret.

“Problematika ka pasur në Lushnje, një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që kanë funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota,”- shtoi ai pa dhënë më shumë komente se për çfarë ujdie ishte fjala. Gjithashtu, Berisha nuk la pa komentuar edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e cilësuar si një skaner të korrupsionit që ka ushtruar qeveria në vendin tonë.

Mbledhja e sotme vjen pas debateve të takimit të djeshëm të grupit parlamentar, ku për më shumë se 7 orë, shumica e deputetëve kërkuan edhe pezullimin dhe anulimin e procesit zgjedhor në degët e PD-së, pasi sipas tyre, është i njëanshëm dhe nuk i shërben bashkimit, por përçarjes. Ndërsa lideri historik i PD-së, Sali Berisha u shpreh se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn, tashmë as si kryetar të grupit parlamentar, duke e paralajmëruar se do e ndiqte fati i Lulzim Bashës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Raporti i DASH, Berisha: Ka bërë radiografi të kësaj qeverie në çdo rrafsh

Mbledhja e Rithemelimit,Berisha akuza Alibeajt: Merr njerëz në telefon, thotë mos u pajtoni

ME VD- Prapaskenat e mbledhjes tek ish-zyra e Bashës, Noka debaton, Berisha shkon i fundit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike mbledhja e rithemelimit 13 prill 2022 pd mbledhja e rithemelimit 13 prill 2022 pd

Sondazh

Poll