LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Rithemelimit,Berisha akuza Alibeajt: Merr njerëz në telefon, thotë mos u pajtoni

13 Prill 2022, 20:04 Nga DOSJA
Mbledhja e Rithemelimit,Berisha akuza Alibeajt: Merr njerëz në

TIRANË– Ish-kryemnistri Sali Berisha ka treguar detaje lidhur me takimin e zhvilluar sot të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike. Në një prononcim për gazetarët jashtë selisë së PD-së, Berisha sulmoi kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, duke i kërkuar që të mos bënte presion në bazë. Po ashtu, ai shtoi se sot kanë diskutuar për disa probleme, duke përmendur si problematike zonën e Lushnjes.

“Mbledhja përfundoi, u diskutua për ecurinë e procesit deri më tani. U vendos që oditi të funksionojë në gjithë procesin. Fryma e pajtimit në bazë është shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar që marrin persona të caktuar dhe i thonë që të mos bashkëpunojnë, nuk po funksion.

Ka pasur probleme në Lushnje, se para zgjedhjeve ka pasur një ujdi para fushatës. Ujdia ka funksionuar për fushatën, tani vetëm vota e vota. Mund të ketë probleme dhe në segmente të tjera. Psh. Lefter Gështenja tha dje, shprehu një mendim, është rënë dakord që të ndërhyret me odit që ku ka parregullsi të ndryshohet,”-tha Berisha. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Sali Berisha: Mbledhja përfundoi. U diskutua gjerësisht mbi ecurinë e procesit deri tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është me të vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë që të mos bashkëpunojnë nuk po e pengon dot këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve objektive që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që të korrigjohen dhe të zgjidhen, t’u jepet zgjidhje. Pra, mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”.

Cila degë ka patur problematika?

Sali Berisha: Problematika ka patur në Lushnje. Ka patur një problem që do të zgjidhet. Sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi e cila ka funksionuar për fushatën, por tani vota, vota dhe vetëm vota. Jo vetëm aty. Unë dhashë një shembull, por shembuj të tjerë, si degë, mund të ketë edhe në segmente të caktuar kudo që procesi vijon. P.sh, Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin krejtësisht poshtë. Është rënë dakord që të ulen dhe të shqyrtojnë me audit një për një dhe aty ku gjenden parregullsi aty të ndërhyhet dhe të korrigjohet. Ka pra një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë. Dhe kjo është ajo që dominon.

Po pjesëmarrja e demokratëve si ka qenë në këto zgjedhje, në ato degë që janë zhvilluar deri në këto momente nga raportimi që patët?

Sali Berisha: Pjesëmarrja në disa prej tyre ka qenë më e madhja ndonjëherë, në disa të tjera më e vogël, por pjesëmarrja nuk është detyrim statutor që duhet të votojnë patjetër, gjë që e bën fakultative pjesëmarrjen.

LAJMI KRYESOR: Takimi tek ish-zyra e Bashës! ‘Rithemelimi’ mbledhje në PD, Berisha në krye të tryezës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit 13 prill 2022 sali berisha komisioni i rithemelimit 13 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet