Aktualitet

Bujqësia në rënie! Ritmet e rritjes janë më të ulëtat në 24 vitet e fundit

13 Prill 2022, 19:44 Nga DOSJA
Bujqësia në rënie! Ritmet e rritjes janë më të

Largimi i fermerëve nga Shqipëria, po sjell më pak të ardhura në vend. Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, ndërsa bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjetër me vetëm 0.28%. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se ritmet e rritjes në sektorin e bujqësisë ishin më të ulëta në 24 vite. Fermerët e rinj, në vend që të punojnë tokën e tyre, preferojnë të plugojnë tokat në vendet fqinje. Mungesa e subvencioneve po rrit sipërfaqen e tokave djerrë dhe po boshatis stallat.

“Zgjidhja është subvencionimi i fermeri për kilogram të dorëzuar. Për kilogram domate, patate, karrot, apo litër qumësht. Vetëm kështu shkon e gjithë mbështetja tek fermeri”, thotë Zef Gjeta.

Shumë herë prodhimet bujqësor të fermerëve në vend të tregut, përfundojnë në kanale.

“Dhe problemi është që ata nuk kanë treg, e nëse kanë treg çmimi që i blen tregtari është shumë i ulët sa nuk mbulojnë kostot e tyre. Ndërkohë që ne dimë që çmimi në treg i produktit është i lartë . Dhe kjo është disbalancë i çmimit të tregut sa shitet dhe sa janë kostot. Ku ai që e tregton fiton më shumë se sa ai që e prodhon. Këtë disbalancë duhet ta rregullojë shteti, jo përmes përcaktimit të fitimit, por përmes kontrollit të çmimeve dhe marzheve të fitimit”, shprehet Teuta Nunaj.

Sektori i bujqësisë gjithashtu luan një rol tepër të rëndësishëm për Shqipërinë e cila pret dritën jeshile për tu bërë pjesë e familjes të BE. Por që të plotësohet ky kriter, fermeri shqiptar duhet të trajtohet nga ministria e bujqësisë, si fermeri europian.

“Marrëveshja e stabilizim asociimit midis BE dhe Shqipërisë hodhi shinat e një politike të re bujqësore për Shqipërinë. një politike e cila është e përcaktuar në kapitullin XI të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një kapitull i cili bën fjalë për politikat e përbashkëta bujqësore . Në këto linja është krijimi i regjistrit të kafshëve, krijimi i regjistrit të fermerëve, të pronave bujqësore dhe rritja e kapaciteteve për tu marrë më gjithë këto elementët pasi dhe administrata publike që do të merret ka nevojë për tu trajnuar”, thotë Shpëtim Cani, ekspert i studimeve europiane.

Gjatë këtij viti bujqësia pritet të tkurret, rritja e çmimeve të lëndëve të para i detyruan fermerët të mbjellin më pak në fusha dhe sera.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim cani teuta nunaj zef gjeta shpëtim cani teuta nunaj zef gjeta

Sondazh

Poll