Politike

ME FOTO: Ndryshon ‘fati’ i zyrës së Bashës, do e përdorë ‘Rithemelimi’, por me limit!

13 Prill 2022, 16:58 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo ka treguar se cili është “fati” i zyrës së ish-kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Garo shkruan se zyra do të përdoret për të gjitha mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e kryetarit të radhës të selisë blu. 

“Zyra e Kryetarit ne seli do te sherbeje si zyra e mbledhjeve te Komisionit te Rithemelimit deri ne zgjedhjen e kryetarit te Partise Demokratike!,”-shkruan ajo në postimin e saj. 

ZYRA E BASHËS:

Ndërkohë që me çfarë duket nga fotot, zyra e Bashës është boshatisur e gjitha nga sendet e Bashës, i cili me siguri i ka zhvendosur në një tjetër ambient, por nuk dihet se ky. Për lëvizjen e re ka reaguar vetëm deputeti Gazment Bardhi, i cili nuk e ka kursyer ironinë. Ndërsa Basha vetë duket se nuk ka asgjë për të thënë. 

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo zyra e bashes floriana garo zyra e bashes

Sondazh

Poll