Politike

Gazment Bardhi ironi me zyrën e Berishës: Edi Rama po tmerrohet, Alibeaj, kulaku i ri

13 Prill 2022, 16:33 Nga DOSJA
Gazment Bardhi ironi me zyrën e Berishës: Edi Rama po tmerrohet,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke postuar një foto të tij në rrjetin social “Twitter”, Bardhi shkruan se ai është opozita e vërtetë por se është i zënë që të reagojë lidhur me të ashtuquajturën masakra zgjedhore e 25 prillit. Po ashtu, duke nxjerrë edhe foton e zyrës së re të Berishës në selinë blu, Bardhi me ironi shtoi se kjo lëvizje ka tmerruar kryeministrin Edi Rama.

“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj,”-shkruan Bardhi.

1/2. Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. pic.twitter.com/EQJDaeFMhl

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 13, 2022

Sot, Berisha mori një zyrë të re në selinë e PD-së, duke nxjerrë vetë edhe foto brenda saj, por duket se ky veprim ka shqetësuar Bardhin, i cili është shprehur disa herë hapur kundër tij. 

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll