Politike

EMRAT/ Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, kush e zëvendëson

13 Prill 2022, 15:14 Nga DOSJA
EMRAT/ Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, kush e

KORÇË– Dhori Spirollari është liruar nga detyra e prefektit të Qarkut të Korçës. Në vendimin e marrë në mbledhjen e zhvilluar sot në kryeministri është vendosur të bëhet zëvendësimi i Spirollarit me Nertil Jolen. Këtë post, Spirollari e mbante që prej nëntorit të vitit 2017. Ndërsa zëvendësuesi i tij, Nertil Jole ka punuar nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 si Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Nga viti 2018 deri në vitin 2022, ka mbajtur postin e Koordinatorit në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhori spirollari nertil jole shkarkohet dhori spirollari dhori spirollari nertil jole shkarkohet dhori spirollari

Sondazh

Poll