Politike

Kodimi që në klasë të parë, Bora Muzhaqi: Njësoj si të luash me lego, s’jemi ne të parët

13 Prill 2022, 15:25 Nga DOSJA
Kodimi që në klasë të parë, Bora Muzhaqi: Njësoj

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi ka sqaruar deklaratën e saj për futjen e kodimit që në klasë të parë, duke u shprehur se në fakt nuk do të jetë më shumë si një lojë për fëmijët. (SHIKO KËTU) Në një intervistë për ReportTv, Muzhaqi tha se Shqipëria nuk është vendi i parë që implementon një ekperiment të tillë. Madje dhe nxorri dhe versionin më të keq të nismës. Sipas saj, nëse nuk shkon mirë të paktën 100 shkolla do të kenë laboratorë IT. 

“Kemi 1250 shërbime të dixhitalizuara. Kur flasim për kodimin, kjo nuk mund të mendohej, tani është momenti i duhur për të krijuar burimet njerëzore për të përballuar. Pse që në klasë të parë? Nuk është program në nivel kombëtar, do ta pilotojmë në 100 shkolla në të gjithë republikën. Do të bëjmë analizat tona. Nga këto 100 shkolla do të bëhen laboratorë të rinj. Edhe në rastin më të keq, do të mbeten laboratorët. Kodimi për shumë njerëz janë numrat shumë të gjatë dhe ato skriptet. Njëri me shumë të drejtë në rrjet, thoshte se fëmijët nuk dinë të shkruajnë si mund të bëjnë kodim. Ky nuk është rasti që po flasim. Po flasim për një kodim me blloqe, është njësoj si të luash me lego. Është në sens loje. Nuk mësohet vetëm kodimi, por një sërë aftësish që do i shërbejnë. Çdo fëmijë nuk do marrë notë për këtë lëndë. Nuk është diçka që e bën Shqipëria e para, ka rezultuar e suksesshme, do të doja shumë të thoja se jemi të parët që e bëjmë por në fakt jemi të vonuar,”-tha Muzhaqi.

Bashkë me Abetaren, tashmë të vegjlit, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që me frikë përballen me jetën sociale dhe me mësimet nga fusha të ndryshme, do të përballen dhe me fushën e IT. Shohim si do të shkojë eksperimenti. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bora muzhaqi bora muzhaqi

Sondazh

Poll