Politike

UT i fundit në Ballkan, Këlliçi: Propaganda e Ramës nuk e kaloi klasën

13 Prill 2022, 16:15 Nga DOSJA
UT i fundit në Ballkan, Këlliçi: Propaganda e Ramës nuk e

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pasi Universiteti i Tiranës u rendit i fundit në Ballkan për nga cilësia. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se propaganda e kryeministrit Edi Rama për Reformën në Arsim nuk e ka kaluar klasën. Ai gjithashtu shkruan se Rama me veshjet e tij të pazakonshme mbulon zhurmën mediatike që bëhen për skandalet e qeverisë.

Postimi i Plotë:

Universiteti i Tiranës në vendin e 3786-të. I fundit në Ballkan! Ranglista prestigjioze “ëebometrics” e rendit Universitetin e Tiranës të fundit në rajon për nga cilësia. Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më mirë, përkatësisht në vendin 447, i ndjekur pas nga Universiteti i Zagrebit i 571-i, Universiteti i Sofjes i 988-i, Universiteti i Podgoricës i 1939-i dhe Universiteti i Prishtinës i 3027-i. Shihet qartë diferenca e madhe me universitetet publike të kryeqyteteve ballkanike. Propaganda Rama e Reformës në Arsim nuk e kaloi klasën. Si të gjitha pseudopunët e kryeministrit Rama që mbulohen nga zhurma mediatike e veshjeve të tij të pazakonta. Se një budalla mund ta ketë pallton të qëndisur në ar por prapëseprapë mbetet palltoja e një budallai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi universiteti i tiranes belind kelliçi universiteti i tiranes

Sondazh

Poll