Aktualitet

Zbardhen vendimet! Hiqen biletat fizike, plan për energjinë, zyrtarizohet libri i fermerëve

13 Prill 2022, 15:30 Nga DOSJA
Zbardhen vendimet! Hiqen biletat fizike, plan për energjinë,

TIRANË– Qeveria po ndërmerr masa për kursimin e energjisë elektrike. Në vendimin e mbledhjes së sotme është vendosur që të ketë mbifaturim për për ata që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj. Ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ajo që tha se deri në fashën që do të përcaktohet, qeveria do ta subvencionojë çmimin, ndërsa pas tejkalimit, do të aplikohet çmimi i tregut. Ende nuk është vendosur se cili do të jetë çmimi që do të paguhet pas tejkalimit të 700 kilovatëve në muaj. Balluku tha gjithashtu se biletat në format të parashtypur do të hiqen nga qarkullimi për transporin interurban dhe se do të kalohet online. Ajo shtoi se qeveria ka miratuar edhe projektvendimin për kompensimin e naftës për transportin urban. Sipas Balluku, nafta do të rimbursohet me 100 për litër për të gjithë operatorët e transportit urban në mënyrë që të mos ketë rritje çmimi në bileta.

Pas saj, foli edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila u shpreh se pavarësisht krizës së çmimeve, skema e naftës për fermerët nuk do të preket. Krifca tha se për momentin janë 1800 karta fermerësh që do të përfitojnë karburantin për bujqësinë. Ajo tha se Qeveria ka miratuar aktin e futjes në fuqi të librit të fermerit. Krifca tha se akti do të jetë i dispunueshëm për fermerët që duan të dalin në treg. Ky proces do kryhet përmes një komunikimi, i udhehequr nga Autoriteti i Veterinarise e Mbrojtjes së bimëve që kanë një grup agronomesh, që do trajnojnë fermerët e do kujdesen që të marrin informacionin e duhur.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se komiteti i Ekspertëve do të vijojë të mbikqyrë situatën e Covid-19 në Shqipëri derisa situata të shkojë drejt normalitetit. Sipas Manastirliut, është indeksuar çmimi i barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme duke bërë që të rriten përfitimet e qytetarëve me terapi mjekimi falas. Sipas saj, nëpërmjet këtij vendimi, krijohet referenca bazë, referenca e re e çmimit për listën e fishave të diabetit, ku janë 11 alternativa të cilat miratohen duke vendosur dhe çmimin e rimbursimit bazë apo atij që financohet 100% nga shtetit. Ministrja e Shëndetësisë tha se sot është miratuar përcaktimi i procedurave kritereve apo afateve për ndjekjen e programeve të formimit të kualifikimit profesional për statusin e punonjësit social.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VENDIMI: Punimet tek Loti 1&2, rritet vlera e shpronësimit, 15 mln lekë do i shtojë ARRSH

Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, kush e zëvendëson

Ndryshime në qeveri/ Rama firmos emërimin e ri në kabinet, caktohet zv.ministri i Arsimit

VD-LIBRI i fermerit i detyrueshëm,Krifca: Për ata që duan të dalin në treg, fare i thjeshtë

VD-Do shkrihet Komiteti Teknik i Ekspertëve? Manastirliu: S’ka në plan, do vijojë punën

VD-‘Të pasurit paguajnë më shumë’/Balluku: Rama s’tha kështu, kush harxhon mbi 700 kWh..

VD-Hiqen biletat e urbanëve në Tiranë, Balluku sqaron rregullat e reja

(f.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore belinda balluku frida krifca ogerta manastirliu vkm 13 prill 2022 belinda balluku frida krifca ogerta manastirliu vkm 13 prill 2022

Sondazh

Poll