Politike

Noka: Alibeaj kërkon përçarjen e Partisë Demokratike

13 Prill 2022, 11:06 Nga DOSJA
Noka: Alibeaj kërkon përçarjen e Partisë Demokratike

TIRANË– Deputeti Flamur Noka dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Denokratike është shprehur se Enkelejd Alibeaj është një person që nuk e do bashkimin e PD-së, por dëshiron që ta përçajë atë. Në një konferencë me gazetarët, Noka tha se Alibeaj po vazhdon lojën e kryeministrit Edi Rama, atë që Lulzim Basha ka lënë në gjysmë. Ai shtoi se edhe një natë më parë, kur u zhvillua mbledhja, Alibeaj e mbylli e u largua, por askush nuk e ka ndjekur pas.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Në përfundim të fjalës suaj thatë që ka ardhur koha që demokratët të bashkohen për t’i shkurtuar jetëgjatësinë kësaj qeverie. Edhe pse zhvilluat një mbledhje gati 8 orë, grupi parlamentar nuk arriti të gjente formulën e bashkimit. U kërkua që të pezulloheshin zgjedhjet që Komisioni i Rithemelimit ka nisur në bazë dhe Kuvendi i datës 30 prill. A do t’i merrni parasysh këto propozime të deputetëve?

Flamur Noka: Siç jeni në dijeni, pas datës 6 mars, e gjithë mazhoranca brenda Partisë Demokratike, duke filluar që nga Sali Berisha e të tjerët, kanë patur vetëm një divizë. Është thënë gjithkund dhe në çdo moment: Bashkimi! Ky ka qenë qëllimi dhe misioni jonë e vazhdon të jetë. Por për fat të keq ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë agjendë të bashkimit. Enkelejd Alibeaj po vazhdon lojën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të përçarë PD-në. Enkelejd Alibeaj nuk e ka mision atë që kërkojnë demokratët, të bëhemi më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë për t’u përballur me regjimin.

Pyetje: Dashnor Sula dhe deputetë të tjerë kanë kërkuar që procesi të ndërpritet dhe të përfshihen të gjitha palët e të rinisë procesi. A po rrezikoni kështu qoftë bashkimin e grupit parlamentar, qoftë bashkimin në bazë, duke mospranuar këto kërkesa të demokratëve?

Flamur Noka: Çfarë është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD është kjo: Të gjithë janë kundër qëndrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt. Ai dje kërkoi të mbyllte mbledhjen dhe u çua e doli jashtë, siç e patë ju, askush nuk e ndoqi. Pse? Sepse çdo deputet është i qartë dhe nuk mund të merret peng. Nëse Alibeaj është peng siç ishte edhe Basha, ju them se deputetët e PD janë të gjithë të lirë në vullnetin e tyre dhe në zbatim të vullnetit të demokratëve për ta bashkuar këtë forcë politike dhe për ta bërë fituese. Ne jemi të vendosur për të bërë gjithçka në këtë drejtim. Të gjithë deputetët pa përjashtim janë ftuar dhe do të jenë pjesë e këtij procesi. Është një proces përbashkues, asgjë nuk e ndal. Pengjet bëjnë punën e tyre, demokratët janë nër rrugën e tyre.

Pyetje: Thatë që keni kërkuar vazhdimisht që zoti Alibeaj dhe disa deputetë që mbështesin atë, të tërhiqen nga padia, apo apelimi që kanë dërguar në Gjykatë. Nëse Alibeaj tërhiqet nga Apelimi, ju do të pranoni të shtyni procesin e zgjedhjeve ne disa degë?

Flamur Noka: Tani, mendoni ju që është përbashkues ideja e hedhjes në gjyq të partisë tënde? Ndërkohë që je ulur në karrigen e kryetarit të grupit parlamentar një deputet, kushdo qoftë ai, që hedh në gjyq partinë e tij me qëllimin e vetëm për t’i fryrë përçarjes dhe për të mbajtur gjallë frymën e përçarjes. Kjo është arsyeja që deputetët në mënyrë unanime mbrëmë i kërkuan deputetit Alibeaj që të tërhiqte padinë sepse ajo është e padrejtë dhe sepse Alibeaj nuk e gëzon të drejtën që të flasë në emër të Partisë Demokratike. A keni dijeni ju që të jetë mbledhur ndonjë institucion i PD dhe ta ketë zgjedhur apo t’i ketë dhënë mandat kryetari Enkelejd Alibeajt? Jo! Mbrëmë vetëm Gaz Bardhi tha që është mbledhur Këshilli dhe e ka zgjedhur kryetar, askush tjetër nuk guxoi. Pse? Sepse janë gënjeshtra të rënda. A mendoni se mund të jesh kryetar partie pse ty të cakton Gaz Bardhi? Nuk ka demokrat që e beson këtë, por nuk ka asnjë njeri që njeh ligjet dhe shtetin që mund të pranojë një fyerje, sidomos demokratët nuk e pranojnë kurrë këtë gjë. Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit si të vetmin institucion që drejton PD-në deri në datën 30 prill. Është Komisioni që ka marrë dhe merr çdo vendim dhe vendimi që është marrë është të përfshihen të gjithë, të bëhet gjithçka në mënyrë që edhe demokrati i fundit të jetë pjesë e këtij procesi, pjesë e këtij kontributi. PD duhet të jetë më e bashkuar, më e hapur dhe për këtë po bëjmë gjithçka.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj flamur noka rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj flamur noka rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll