Politike

VD-LIBRI i fermerit i detyrueshëm,Krifca: Për ata që duan të dalin në treg, fare i thjeshtë

13 Prill 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD-LIBRI i fermerit i detyrueshëm,Krifca: Për ata që duan të

TIRANË– Ministrja e Bujqësise, Frida Krifca deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka miratuar aktin e futjes në fuqi të librit të fermerit. Krifca tha se akti do të jetë i dispunueshëm për fermerët që duan të dalin në treg. Ky proces do kryhet përmes një komunikimi, i udhehequr nga Autoriteti i Veterinarise e Mbrojtjes së bimëve që kanë një grup agronomesh, që do trajnojnë fermerët e do kujdesen që të marrin informacionin e duhur.


‘Sot miratuam akt që ka të bëjë me futjen e librit të fermerit. Akt për fermerët që duan të dalin në treg. Sigurojmë gjurmueshmërinë e produktit nga ferma në tavolinë, në mënyrë që të kemi një rritje të vëmendjes dhe sigurisë së konsumatorit. Ky proces do kryhet përmes një komunikimi të qartë, i udhehequr nga Autoriteti i Veterinarise e Mbrojtjes se bimeve qe kane nje grup agronomesh, që do trajnojnë fermerët e do kujdesen që të marrin informacionin e duhur. Ky regjistër është i thjeshtë do mund të plotësohet nga fermerët nën mbikqyrjen e tyre fillimisht deri sa të krijohet një praktikë, të dimë çfarë preparatesh e produktesh mbrojtëse të bimës, i janë futur bimës. Me këtë format të ri shkojmë në respektim të standatteve të sigurisë ushqimore për të rritur vëmendjen ndaj sigurisë ushqimore.’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca libri i fermerit frida krifca libri i fermerit

Sondazh

Poll