Aktualitet

Tragjedi në Gramsh, bllokohen 105 turistë në kanionet e Holtës, vdes 25-vjeçarja, dëshmitarët tregojnë tmerrin: Na mori

14 Korrik 2019, 15:19 Nga DOSJA
Tragjedi në Gramsh, bllokohen 105 turistë në kanionet e

GRAMSH– Një tragjedi ka ndodhur në Gamsh në Kanionet e Holtës ku 105 turistë mbetën të bllokuar. Një vajzë 25-vjeçe e identifikuar si Desantila Sollaku, pjesë e turistëve u gjet e mbytur në dalje të kanioneve.

Së bashku me familjen, Sollaku që shumë shpejt do të largohej drejt Gjermanisë pasi kishte mbaruar shkollën e infermierisë, udhëtoi për fundjavë në Kanionet e Holtës, pas e ditur se do të ishte udhëtimi i fundit për të.

Pjesa tjetër e familjes së saj, vëllai Denis dhe i ati, Dritan shpëtuan shëndoshë e mirë së bashku me turistët e tjerë që kishin mbetur të bllokuar.

Shumë prej turistëve e fituan luftën mes dallgëve dhe ujit të furishëm, niveli i të cilit ishte rritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve të shumta, por jo Desantila.

Një turist rrëfeu tmerrin që përjetuan mes dallgëve. Ai tregoi se e kishte parë 25-vjeçaren ta merrte rrjedha e ujit, por që nuk kishte mundur të bënte asgjë.

Kjo bukuri natyrore u kthye në makth për familjen Sollaku, që pas disa orësh do të hapë dyert e mortit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh desantila sollaku gramsh kanionet e holtes tila sallaku tragjedia ne gramsh bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh desantila sollaku gramsh kanionet e holtes tila sallaku tragjedia ne gramsh

Sondazh

Poll