Aktualitet

Prishja e banesave/ Policia pritet të mësyjë te Astiri, banorët i shkojnë Ramës në Surrel (VIDEO)

15 Korrik 2019, 05:22 Nga DOSJA
Prishja e banesave/ Policia pritet të mësyjë te Astiri,

Tiranë- Pritet që sot të ndërhyjë INUK e mbështetur nga policia e FNSH të nisë prishjen e banesave te “Unazën e Re” në Tiranë.

Por banorët e Astrit, gjithmonë e kanë kundërshtuar këtë vendim.  Së fundmi ata i janë kundërpërgjigjur duke i shkuar kryeministrit Edi Rama te banesa e tij në Surrel.  Me thirrjet “Rama ik”, dhe “O laper” shfaqet një qytetar i cili në shenjë revolte qëndron në kodrën sipër banesës së kreut të Qeverisë.

Për muaj të tërë banorët e Astirit kanë protestuar, janë arrestuar dhe kundërshtojnë me forcë këtë projekt. Sipas tyre ai është një projekt koruptiv për interesa të Erion Veliajt. Numri i banesave të prekura nga projeti është shumë i madh, janë deklaruar se janë rreth 340 prona të prekura.

Për banorët që nuk kanë dokomentacionin përkatës nga shteti është paralajmëruar se nuk do të ketë dëmshpërblime.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët i shkojnë ramës në surrel prishja e banesave në astir projekti unaza e re banorët i shkojnë ramës në surrel prishja e banesave në astir projekti unaza e re

Sondazh

Poll