Do ikte ne Gjermani me vëllain, kjo është Tila Sallaku, infermierja që i mori jetën Kanioni i Holtës (Foto)
14 Korrik 2019, 20:48Nga DOSJA
GRAMSH– Vajza që shihni në foto është Desantila Sollaku, e njohur si Tila, e cila humbi jetën ditën e sotme në Kanionet e Holtës në Gramsh.
25-vjeçarja ishte nisur së bashku me familjen e saj për të kaluar një fundjavë pranë bukurive të natyrës, pa e ditur se nuk do të dilte gjallë nga Kanionet e Holtës. Vëllai i saj Denisi, sapo ishte kthyer nga jashtë dhe për këtë arsye familja kishin vendosur të bashkoheshin.
Sollaku jetonte në Savër të Lushnjes, por shumë shpejt do të largohej me të vëllanë drejt Gjermnaisë, pasi kishte përfunduar studimet për infermieri në Tiranë.
Familja Sollaku kishin dy vajza dhe një djalë. Ata merreshin me tregti të produkteve ushqimore në Lushnjë.
Por kjo nuk është e vetmja tragjedi që ka pësuar familja e 25-vjeçares. Dy vite më parë, gjyshi i viktimës Desantila Sollaku, u vetëhodh nga pallati ku banonte.
Ditën e sotme një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë. 25-vjeçarja Tila Sollaku u gjet e pajetë në grykderdhjen e kanionit të Holtës, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerri nqë përjetuan mes furisë së ujit.
Grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e këtyre kanioneve për shkak të shirave të shumta që kanë bërë që niveli i ujit në lumë të rritet.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një apel për ndryshimin e Kodit Penal në lidhje me dënimet që jepen në Shqipëri për abuzimet seksuale dhe përdhuni...
GRAMSH– Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.Në një prononcim për “Report TV”,...
TIRANË– Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe goditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.Fatmiri tregoi se si ishte masht...
SARANDË– Anija “Saranda Express” e linjës detare Sarandë-Korfuz, ka mbetur e bllokuar në ujërat greke. Kjo gjë bëhet e ditur pas një njoftimi zyrtar nga Dr...
GRAMSH– Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e dy personave që kishin humbur në Kanionet e Holtës në Gramsh. Në një njoftim zyrtar, policia bën me...
GRAMSH– Vëllai i turistes Tila Sallaku që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtes në Gramsh është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore. I riu rezulton...
TIRANË- Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako ka dhënë detaje në lidhje me operacinin e shpëtimit të turistëve në Kanionet e Holtës në Gramsh.Në ...