Aktualitet

Tragjedia në Gramsh, turisti tregon tmerrin e mbytjes së 25-vjeçares: E pashë kur e mori uji…(Foto)

14 Korrik 2019, 19:21 Nga DOSJA
Tragjedia në Gramsh, turisti tregon tmerrin e mbytjes së

GRAMSH– Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.

Në një prononcim për “Report TV”, mësohet se ai është shprehur se e ka parë trupin e të resë ta merrte rrjedha e ujit por që nuk bënte dot gjë.

Ai tregon se më pas shpëtoi një fëmijë, që vetë dallga ja solli në duar.

Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

 Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar,”- tha ai.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa Tila Sallaku u gjet e vdekur në dalje të kanioneve.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh tila sallaku tragjedia ne gramsh bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh tila sallaku tragjedia ne gramsh

Sondazh

Poll