Aktualitet

Krimi në Fier/ Përcillen për në banesë të fundit vjehrri dhe nusja, Fationi ‘zgjedh’ babain

13 Prill 2022, 05:54 Nga DOSJA
Krimi në Fier/ Përcillen për në banesë të fundit

FIER– Vrasja e Merushe Hazizit dhe vetëvrasja e Xhavahir Hoxhës la të tronditur ditën e kaluar fshatin Vidhisht të Roskovecit. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 61-vjeçari masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, viktimat janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Merushja u përcoll nga shumë pak familjarë dhe nga tre fëmijët. Ndërsa partneri i saj, Fationi ishte prezent vetëm në ceremoninë mortore të të atit. 

30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me Fatjon Hoxhën. Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret në pemë në tokën e tij.

Familjarët janë shprehur të tronditur nga ngjarja. Konkretisht, halla e tij është shprehur se 61-vjeçari kundërshtonte në mënyrë absolute martesën mes të birin e 30-vjeçares. Ajo shton se Fatjoni e Merushja të rinjtë bashkëjetonin prej dy vitesh e se punonin e ishin njerëz të rregullt. E vetmja gjë që kishin kundër, ishte familja e djalit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete”, vëllai i tij:Ai e rrihte gruan, me djalin zihej shumë

“E mori në qafë çupën”, nusja e xhaxhait: Tre fëmijët jetojnë me gjyshërit e ish-burrit

Ceremonitë mortore në Fier/ Fëmijët përcjellin me buqeta Merushen, Fatjoni ‘zgjedh’ babain

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten merushe hazizi burri vret nusen e djalit e veten merushe hazizi

Sondazh

Poll