Aktualitet

VD-‘Të pasurit paguajnë më shumë’/Balluku: Rama s’tha kështu, kush harxhon mbi 700 kWh..

13 Prill 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-‘Të pasurit paguajnë më shumë’/Balluku: Rama

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku komentoi ditën e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama se familjet e pasura do të paguajnë më shumë energji elektrike. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku tha se 700 kilovat orë konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë.


Pyetja: Pak ditë më parë do të nisë studim për të diferencuar shqiptarët në të varfër dhe të pasur të cilët do të paguajnë më shtrenjt energjinë elektrike, cilat janë të ardhurat që një familje të konsiderohet e pasur dhe të paguajë më shumë?

“Kryeministri nuk e ka thënë këtë frazë të varfër dhe të pasur. Ne nuk i ndajmë dot as kemi synim për të klasifikuar njerëzit, kryeministri i referohet përdoruesve më të mëdhenj të energjisë elektrike, jemi duke diskutuar për të ditur sa i duhet një familje që të harxhojë normalisht mesatare edhe ngrohje dhe funksion për familjet, flasim për fashën e familjeve dhe jo biznesin e vogël që do ta mbrojmë. Familjarët po bëjmë analizë për të parë cila konsiderohet një sasi normale jetese, ata që do të harxhojnë më shumë do të paguajnë me çmimin e tregut. 700 kilovat orë konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë, ndërsa mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë por akoma është në studim kjo fazë. Ne i ofrojmë qytetarit aq energji si të nevojshme”, u shpreh Balluku.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll