Aktualitet

“Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete”, vëllai i tij:Ai e rrihte gruan, me djalin zihej shumë

13 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
“Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete”, vëllai i

FIER– Vëllai i Xhevair Hoxhës, i cili vrau nusen e djalit dhe u var në pemë, ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar detaje nga marrëdhënia në familje. Ai zbuloi se Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete, ndërsa me djalin kishte marrëdhënie shumë të keqe. Ndërsa i biri e donte shumë Merushen, të cilën e mori në shtëpi ndonëse babai nuk e pranonte se kishte 3 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Vëllai: Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete. Kishte marrëdhënie të keqe me djalin. Merushja me djalin kishin dashuri shumë të madhe.

Vëllai zbuloi se Xhevairi ka qenë më parë rreth 6 muaj në burg, ku ka vuajtur dënimin për zjarrvënie.

Sa i përket marrëdhënies së vjehrrës me djalin dhe nusen, ai tha:

“Djalin e do shumë. Xhevairi e rrihte gruan, do bëhet sic them unë i thoshte. Biles bëri llafe në gjykatë dhe i thanë të dalë përjashta.”/ Marre nga Top Channel

LAJMI KRYESOR: Krimi në Fier/ Përcillen për në banesë të fundit vjehrri dhe nusja, Fationi ‘zgjedh’ babain

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten burri vret nusen e djalit e veten

Sondazh

Poll