Aktualitet

Greqi/Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve, Roula nga burgu: Ato e dinin çfarë nëne kanë pasur

13 Prill 2022, 06:24 Nga DOSJA
Greqi/Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve, Roula nga burgu: Ato e

GREQI– Vetëm pak ditë pas vendimit unanim të hetuesit dhe prokurores, Roula Pispirigou, e cila akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj. ka folur për gazetën “Peloponnisos”. Nga burgu, aty ku thotë se e kanë futur padrejtësisht, shprehet se “nuk ka më durim për martirizimin që po kalon” e se është në pritje të “lirimit të menjëhershëm.

INTERVISTA:

– Kërkesa, për shkak se nuk është dorëzuar në ditën kur është thënë fillimisht, a do të vazhdojë përfundimisht?

“Po do ta bejme. Edhe pse ka vështirësi në ofrimin e këshillave teknike. Me forcë, por do të bëhet. Ministri i Shëndetësisë tha se do të merrte masa ligjore nëse mjekët diskreditoheshin dhe papritur mblidheshin të gjithë. Por, do të bëhet me konsulentë teknikë, për të forcuar siç duhet kërkesën” .

Sot bëhen tre vjet nga vdekja e vajzës së parë që ka vdekur, Malena. – Si është një ditë e tillë dhe të jesh në burg?

“Jam shumë keq psikologjikisht, për shkak të ditës. Nuk e kam në krahë Malenën time. Nuk prisja që gjërat të shkonin keshtu.

Roula Pispirigou e ndalon bisedën për pak… dhe qan. Pas pak vazhdon: “E di që të treja (Malena, Iris, Georgina) po më dëgjojnë dhe se e dinë se çfarë nëne kanë pasur”.

– Po, por duhet ta provosh…

“Besoj se në fund e vërteta del gjithmonë. Unë përpiqem, ne përpiqemi”.

– E shoh që po pret të dalësh?

“Nuk mund të pranoj që nuk do t’u ndez qirinj”. (Roula Pispirigou shpërthen sërish në lot).

Gazeta “Peloponnisos” ka pyetur të akuzuarën për jetën e saj në burg, për të marrë përgjigjen se “ ka humbur 7 kilogramë, pasi asgjë nuk po i bie”.

– Po familja juaj?

“Më mbështesin, luftojnë. Ata janë të sigurt se unë nuk jam gruaja që duket jashtë. Unë i falënderoj ata. E di që psikologjikisht dhe në përgjithësi po kalojnë një kohë shumë të keqe dhe të vështirë”.

Manos Daskalakis dhe Roula Pispirigou, janë prindërit e tre vajzave të cilat humbën jetën në mënyrë të mistershme në Patra të Greqisë. Fillimisht për këtë ngjarje të rëndë u akuzuan mjekët mirëpo pas hetimeve u zbulua se në trupin e një nga vajzave ishte injektuar ketaminë, dhe e dyshuara kryesore u bë nëna. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni greqi roula pispirigou greqi roula pispirigou

Sondazh

Poll