Bota

Shkarkoi Valdete Dakën! Raporti i DASH ‘shuplakë’ Vjosa Osmanit: I motivuar politikisht

13 Prill 2022, 07:11 Nga DOSJA

KOSOVË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin për Kosovën, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se shkarkimi i Dakës nga Osmani ishte i motivuar politikisht dhe se ajo nuk i kishte marrë për bazë as kundërshtimet që ishin bërë nga organizatat joqeveritare.

“Në raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së theksohej “Vendimi i Presidentes së Kosovës për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve komunale, nuk ka mundur të arsyetohet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit dhe as me arsyet e renditura në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Veçanërisht, të dyja vendimet shihen nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si të motivuara politikisht”, thuhet ndër të tjerash në raportin e DASH-it.

Valdete Daka u shkarkua me vendim të Vjosa Osmanit dhe në vend të saj, në postin e kryetari të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u emërua Kreshnik Radoniqi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora valdete daka vjosa osmani valdete daka vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 07:02

Çfarë importon Gjermania nga Rusia?

Pothuajse i gjithë debati rreth lidhjeve ekonomike të Gjermanisë me Rusinë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është fokusuar tek gazi dhe nafta. Me të...