Bota

‘Ka ndërruar jetë’/ Gafa e gazetës për mbretëreshë Elizabeth, rrjeti: Vdiq gazetaria

13 Prill 2022, 05:45 Nga DOSJA

BRAZIL– Një artikull i tërë për mbretëreshën Elizabeth për pak sa nuk shkaktoi trazira mes dy vendeve. Queen.gr raporton se gazeta online “Folha de Sao Paolo” bëri një shkrim ku i jepte lamtumirën mbretëreshës Elizabeth. Lexuesit e saj të habitur u informuan për një lajm që nuk e kishin parë askund tjetër. Gabimi u vu re pak minuta më vonë dhe ky postim u fshi. Megjithatë, disa kishin arritur ta lexonin.

Shtëpia botuese, lëshoi ​​menjëherë një deklaratë duke kërkuar falje: “Është praktikë standarde në gazetari që të përgatiten histori për situata të mundshme, siç janë vdekja e liderëve botërorë, të famshëm dhe figurave publike. Folha i vjen keq për gabimin. Teksti është hequr ”,- thanë drejtuesit e tyre. 

Megjithatë, lajmi mori dhenë në rrjetet sociale, duke shkruar: “nuk vdiq mbretëresha por gazetaria”. Lajmi i gabimit u perceptua shpejt nga gazeta britanike Guardian, duke thënë se ishte qesharake. Për pak sa nuk kishim një incident diplomatik.

Mbretëresha Elizabeth, megjithë problemet shëndetësore gëzon shëndet të mirë, megjithëse pjesërisht i ndan detyrat e saj mbretërore me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elizabeth mbretëresha e britanisë elizabeth ii elizabeth mbretëresha e britanisë elizabeth ii

Sondazh

Poll