Bota

E rëndë në Itali/ Vëllai vret vëllanë për paratë e sigurimeve, i vë flakën trupit

13 Prill 2022, 07:01 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ Vëllai vret vëllanë për

ITALI– Një tragjedi ka ndodhur në Itali brenda familjes Mertone. Një krim i rëndë brenda familjes është zbuluar në Itali, ku Antonio Martone ka vrarë dhe djegur trupin e vëllait të tij, Domenico. 

Mediat italiane raportojnë se autori kreu krimin e rëndë me qëllim që të përfitonte dëmshpërblim nga sigurimi i jetës. 

Karabinierët vunë re përhapjen e flakëve dhe një kolonë tymi që dilte nga një tokë bujqësore, pranë qytetit të Sant’Antonio. Ata gjetën kufomën e një njeriu plotësisht të djegur, i cili ishte vendosur nën një tendë të vogël. Hetimet e para bënë të mundur zbulimin se trupi i përket Domenico Martone.

Analiza dhe pamjet video që morën hetuesit nga zona, bënë të mundur rindërtimin e momenteve të fundit të jetës së viktimës dhe konstatimin e pranisë në vendin e krimit të autorit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio martone itali vrasje ne itali antonio martone itali vrasje ne itali

Sondazh

Poll