Bota

Sulmi në metro në New York! Policia shpall në kërkim një person, dyshohet si autori kryesor

13 Prill 2022, 05:35 Nga DOSJA
Sulmi në metro në New York! Policia shpall në kërkim

SHBA– Policia në New York ka një emër të dyshuar si autor të sulmit të djeshëm në metro. Frank R James, 62 vjeç, me adresa në Filadelfia dhe Wisconsin, besohet të ketë marrë me qira një furgon që policia thotë se mund të lidhet me të shtënat, megjithëse nuk e kanë konfirmuar rolin e James në sulm, raporton Skynews.

Të shtënat ndodhën ditën e djeshme në orën 8:24 të mëngjesit, në vagonin e dytë të një treni të metrosë me destinacion Manhatan, midis stacioneve 59th Street dhe 36th Street. Personi i armatosur kishte veshur një maskë kirurgjikale dhe një jelek ndërtimi dhe nxori dy bombola tymi përpara se të qëllonte 10 persona, tha komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Keechant Sewell. 13 persona të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit mirëpo asnjëri nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota frank r james sulm ne new york frank r james sulm ne new york

Sondazh

Poll