Bota

Parashikoi fundin e regjimit të Putin, arrestohet aktivisti opozitar

13 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
Parashikoi fundin e regjimit të Putin, arrestohet aktivisti opozitar

RUSI- Vladimir Kara-Murza, një aktivist dhe kritik i Kremlinit, i cili u ka mbijetuar dy helmimeve të dyshuara, është arrestuar jashtë ndërtesës ku ai banonte në Moskë. Sipas CNN, politikani i opozitës ruse Ilya Yashin raportoi ngjarjen, ku zbuloi se arrestimi i aktivistit u bë këtë të hënë.

“Vladimir Kara-Murza u arrestua nga policia në Moskë afër shtëpisë së tij. Nuk është ende e qartë se për çfarë,”-tha Yashin në Twitter.

Një intervistë me Kara-Murza u transmetua në “Big Picture with Sara Sidner” në CNN+ të hënën. Ai shprehet se  figura e opozitës ka dënuar atë që ai e quan “agresionin” e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. Ai i tha Sidnerit se beson se lufta në Ukrainë do t’i japë fund regjimit të Putinit.

“Unë nuk kam absolutisht asnjë dyshim se regjimi i Putinit do të përfundojë për këtë luftë në Ukrainë, nuk do të thotë se do të ndodhë nesër. Dy pyetjet kryesore janë koha dhe çmimi dhe me çmim, nuk dua të them monetar, dua të them çmimin e gjaku njerëzor dhe jetë njerëzish dhe tashmë ka qenë e tmerrshme, por regjimi i Putinit do të marrë fund për këtë dhe do të ketë një Rusi demokratike pas Putinit”- tha Kara-Murza për Sidner.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi gjithashtu ndalimin e Kara-Murza. 

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ilya yashin lufta ukraine-rusi vladimir kara-murza ilya yashin lufta ukraine-rusi vladimir kara-murza

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 07:02

Çfarë importon Gjermania nga Rusia?

Pothuajse i gjithë debati rreth lidhjeve ekonomike të Gjermanisë me Rusinë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është fokusuar tek gazi dhe nafta. Me të...