Bota

A rrezikohet Kosova nga sistemi raketor i Serbisë?

13 Prill 2022, 05:58 Nga DOSJA
A rrezikohet Kosova nga sistemi raketor i Serbisë?

Në ajër e në tokë. Investime ka në të dy anët. Serbia ka shtuar kapacitetet ushtarake këtë fundjavë, duke u pajisur me sistem raketor nga Kina. Sisteme të tilla me rreze të lartë të veprimit, shfrytëzohen nga ushtria amerikane të njohura si Patriot, ndërsa në Rusi identifikohen me S-300. Veç këtij sistemi, është raportuar edhe për interesimin e Serbisë që të blejë dronë.

Pikërisht interesimi për shtimin e kapaciteteve ushtarake, po shihet si një sinjal për mobilizim të institucioneve. Të gjitha këto veprime të Serbisë, po shihen si lojë e rrezikshme, por jo vetëm në drejtim të Kosovës. Se janë duke e marrë me seriozitet këtë çështje, e tha edhe kryeministri Albin Kurti gjatë së mërkurës, mirëpo u shpreh se nuk ka vend për frikë.

Ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë sistem si mbrojtës, duke thënë se Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë./ Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove raketa ne serbi kosove raketa ne serbi

Sondazh

Poll