Aktualitet

Mrekullia e natyrës që sot fali tragjedi, pamje nga lumi i furishëm i Holtës që i mori jetën 25-vjeçares (Video)

14 Korrik 2019, 18:04 Nga DOSJA
Mrekullia e natyrës që sot fali tragjedi, pamje nga lumi i

GRAMSH– Kanioni i Holtës është një nga mrekullitë e natyrës, në të cilën turistët dynden çdo ditë për të parë bukuritë e kësaj kalterisë, por sot takuan tragjedinë.

Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj, atu ku supozohet të rrjedhë një ujë i pastër si kristali sot është humbur një jetë, ajo e turistes 25-vjeçare Tila Sallaku. Uji është kthyer në një valë furie të dendur, si për të treguar triumfin pasi mbyti turisten nga Lushnja, siç shihet në videon e publikuar nga Report Tv.

Ditën e sotme u bllokuan 33 turistë në këto mrekulli natyre. Dy grupe turistësh, nga Lushnja dhe nga Puka kishin marrë rrugën për të vizituar këtë kanion, pa e ditur se ç’i priste.

Pa një guidë turistike, ata u përballën me furinëe ujit që ishte shtuar si pasojë e reshjeve.

Për pasojë humbi jetën e reja Tila Sallaku, ndërsa deri më tani bëhet me dije se janë shpëtuar shumë të tjerë.

Më poshtë mund të shikoni edhe videon për të parë se çfare pamje ka Kanioni i Holtës në një ditë normale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh kanioni i holtes tila sallaku bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh kanioni i holtes tila sallaku

Sondazh

Poll